Është i jashtëzakonshëm në fushën e blertë.
Fjala është për djaloshin nga Kastrioti, Milot Kurteshi, i cili pati paraqitje të shkëlqyera në stinorin vjeshtor me gjeneratën U15 të Kekut, shkruan GazetaBlic.
Futbollisti i lindur me 20 Maj të vitit 2005, realizoi 22 gola dhe 8 asiste në 12 ndeshje, duke u treguar njëri prej më të mirëve te skuadra e tij dhe jo vetëm.
Kurteshi, pritet të jetë nga futbollistët e së ardhmes te “Elektricistët”, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.
Ai është në rrugë të mirë që shumë shpejt të inkuadrohet edhe në kombëtaren e Kosovës për gjeneratat e reja.
Këto statistika që i ka realizuar ai, janë vërtetë të jashtëzakonshme!