Taulant Xhaka e konfirmon rikthimin e Granitit te skuadra e Baselit

Taulant Xhaka ka folur për rikthimin e Granit Xhakës te skuadra e Baselit.

Rikthimin e Granitit te skuadra e madhe zvicerane, Taulant Xhaka e ka konfirmuar të premten për mediumin zviceran “20min.ch”.

“Ndonjëherë dikush thotë: Shiko, Graniti ka komentuar në këtë gjë sërish. Më pas unë bëj sikur nuk e kam parë, edhe pse natyrisht, unë veç e kam ditur për atë gjë”, ka thënë duke qeshur Taulant Xhaka në intervistën e dhënë për mediumin zviceran.

Ai ka theksuar se e kanë diskutuar dëshirën për të luajtur së bashku sërish.

“Po, e kemi diskutuar këtë gjë. Ai ka thënë se ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa unë kam kontratë deri në vitin 2027. Por kjo nuk është problem. Edhe nëse nuk do të mund të ecja, nëse Baseli ma lejon, do të luanim së bashku të paktën edhe pesë minuta. Do të isha i lumtur. Dhe natyrisht, edhe Graniti do të ishte i lumtur për këtë. Ai më ka thënë qartë se padyshim që një ditë, dëshiron të kthehet në këtë skuadër”, deklaroi Taulant Xhaka.

Baseli kthehet në Superligën e Zvicrës për pjesën e dytë të sezonit të dielën. Baseli luan në udhëtim te Zuerichu, por Taulant Xhaka nuk do të jetë i pranishëm për shkak të suspendimit.

Terry komenton shkarkimin e Mourinhos: Gjithmonë do të jetë më speciali

Kombëtarja shqiptare “kamping” në Austri para Europianit