Osmani drejtuar karateisteve: Triumfi në kampionatin botëror tregon se jeni yjet e Kosovës

Shtete të mëdha botërore si Anglia, Zvicra, Franca e Kazakistani iu nënshtruan Kosovës në Kampionatin Botëror të karatesë, duke bërë që Kosova ta fitojë vendin e tretë në botë në kategorinë e vajzave, medalje kjo e para në historinë e Kosovës në nivel të ekipeve.

Karateistet Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla, i siguruan Kosovës këtë medalje historike për të cilën ndihen tejet krenare.

Për këtë arritje, karateistet kosovare janë pritur të mërkurën nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se ato janë yjet e Kosovës.

“Triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona”.

“Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë”, ka thënë Osmani.

 

Nga Lukaku te Ronaldo e Mbappe: Golashënuesit më të mirë të kualifikimeve për “EURO 2024″

Shqipëria me një tjetër rekord, mbrojtja “bunker” që nuk pësoi gol prej një viti në shtëpi