FFK-ja ngushëllon familjarët e dy futbollistëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy futbollistëvet të KF “Gjakova”, Molos Delija dhe Lordon Syla, mbrëmë pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në telegramin dërguar familjeve Delija dhe Syla thuhet se me pikëllim të madh e morën lajmin për vdekjen tragjike të Molosit dhe Lordonit.

“Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit”.

“Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit. Dëshirojmë të jemi pranë jush me shpirt dhe mendje, me shpresë se do të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.

“Molosi dhe Lordi do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit. Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”, thuhet në telegram të presidentit të FFK-së Agim Ademi. /Gazeta Olle/

Daja godet FFK-në për gjyqtarin e ndeshjes dhe dy duelet e mbetura që do t’i luaj këtë javë

Hendboll, Kosova u17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror