Baras në Pejë, fitojnë Llapi e Gjilani

Besa ka barazuar me Trepçën ’89 në Pejë me shifrat 0:0, në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi e koriti Vushtrrinë duke e mundur me shifrat 3:0, kurse Gjilani arrini pikë të plota në fushën e saj ndaj Istogut.

Ndryshe, Feronikeli dje fitoi ndaj Prishtinës me shifrat 1:0 kurse Hajvalia barazoi si vendas me Dritën, 0:0. Ndeshja Drenica – Liria u mbyll 2:0.

 

Besa – Trepça ’89   0:0

Mbyllet ndeshja

83′ Skuadra vendase tenton përmes Fetim Kasapit, nuk ka gol.

70′ Besa po e kërkon golin me ngulm.

63′ Kastriot Rexha godet nga distanca, malazezi Dejan Damjanoviq, provon por kot.

50′ Besa rrezikon seriozisht me Kastriot Rexhën që del përballë me portierin Arben Beqiri, por nuk ka gol.

47′ Akyniemi i mitrovicasve rrezikon, por nuk mposhtet portieri Valmir Bytyqi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

44′ Kastriot Rexha (Besa) provon me kokë, nuk ka gol.

43′ Besa provon me kapitenin Fetim Kasapi.

10′ Besa po dominon në minutat e para.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Besa : Bytyqi, Fl. Papuqi, Damjanovic, Rexha, Osmani, Kasapi, Miftaraj, Qorraj, Fi. Papuqi, Dabiqaj, Gashi. Trajner: Ilir Nallbani.

Trepça ’89: Beqiri, B. Idrizi, Turku, Asani, Potoku, D. Mstafa, Maloku, Pefqeli, Sh. Idiriz, Kurtishaj, Akinyemi. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjyqtarë: B.Jahmurataj, B. Kepuska, M. Qehaja, I.Shuleta.

 

 

Llapi – Vushtrria     3:0

Mbyllet ndeshja

GOL: 90+ Llapi e arrin edhe golin e tretë. Sërish shënon Hamdi Namani.

GOL: 71′ Llapi e realizon edhe golin e dytë. Hamdi Namani realizon për ekipin e trajnerit Tahir Batatina.

60′ Ngjallet Vushtrria, Daut Maxhuni shërben Egzon Fekën, i cili nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

56′ Visar Zogiani e rrëmben një top, pason për Benjamin Eminin, që  godet bukur, por topi përfundon në shtyllë.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

41′ Vazhdon rezultati 1:0, për Llapin.

GOL 7′: Llapi kalon në epërsi, realizon Alban Mavriqi.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Llapi: Ademi, Neziri, Jashari, Emini, Zeqiri, Sinani, Blakqori, Zogiani, Kuka, Mavriqi, Sinani. Trajner: Tahir Batatina.

Vushtrria: Beqiri, Pantina, Maxhuni, Neziri, Zuqaku, Haliti, Prekopuca, Halimi, Pasoma, Ahmeti, Izmaku. Trajner: Rizvan Jetullahu.

Gjyqtarë: B.Kosumi, F. Jakupi, K. Bajrami, M. Bejtullahu.

 

Gjilani – Istogu     1:0 

Mbyllet ndeshja

77′ Vëllai i Dugagjin Gashit, Fatlumi tenton mirëpo nuk mposhtet portieri Kaçiu.

70′ Dugagjin Gashi i Istogut provon nga 20 metra, mbetet 1:0.

GOL 47′: Gjilani ka kaluar në epërsi.  Ka realizuar Egzon Shabani.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Provon Istogu me Arbër Hoxhën, por assesi të mposhtet portieri i Gjilanit, Donat Kaçiu.

36‘ Hamedi i Istogut del i vetëm me portierin Kaçiu, por nuk ka gol.

11′ Vazhdon të mbetet rezultati i ‘bardhë’ në Gjilan.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Gjilani: Kaçiu, Y. Kastrati, A. Hyseni, Jamal, E. Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Haxhimusa, Rexhepi, Rusi. Trajner: Jetullah Arifi.

Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, Maxharaj, Shabanaj, K. Gashi, Hamedi, Bajramaj, F. Gashi, D. Gashi, Duraku. Trajner: Besim Podrimaj.

Gjyqtarë: S.Isufi, L. Muhadri, R. Hyseni, A. Tahiri.