Liverpooli fiton me rezultat të thellë derbin ndaj Evertonit

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir në derbi e qytetit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi më mirë për ‘The Reds’ që kishin raste që në start.

Nuk vonoi shumë dhe goli erdhi në minutën e 9-të, kur Andreë Robertson asistoi te Jordan Henderson që shënoi për 1-0.

 

Liverpopoli vazhdoi trusnin në portën e rivalëve lokal dhe në minutën e 19-të, lojtari më në formë i kësaj skuadre Mohamed Salah shënoi për 2-0.

 

Pjesa e parë u mbyll me golin e Everton, që erdhi pas asistimit të Richarlison te Demarai Gray që shënoi për 2-1.

 

Në pjesën  e dytë ishte kënga e njëjtë, pasi që Liverpooli shpejt ktheu epërsinë prej dy golave.

Salah shënoi edhe një herë me një goditje nga zona e penalltisë për 3-1.

 

Në minutën e 79-të u mbyllën të gjitha dilemat kur Diogo Jota shënoi për 4-1.

 

Liverpooli me këtë fitore mbetet në vendin e tretë më 31 pikë, pas Chelseat dhe Man Cityt.

Chelsea fiton ndaj Watfordit, vazhdon të kryesojë në Premier League

Kupa e Kosovës vazhdon me pesë ndeshje interesante