Kosova U15 dhe U17 mbajnë kamp talentësh në Skandinavi

Në kuadër të testimit dhe zbulimit të talenteve në vendet evropiane, sot dhe nesër në Oslo të Norvegjisë do të mbahet kampi me futbollistët e lindur në vitet 2002 e 2003, të cilët aktivitetin e tyre e zhvillojnë në shtetet skandinave, si Norvegji, Suedi e Finlandë.

kosovau17-castlebar

Në këtë kamp trajnerët e Kombëtares U-15, Gazmend Haliti e Isa Sadriu dhe trajneri i Kombëtares U-17, Besnik Kollari do të punojnë dhe do të testojnë me 33 futbollistë, të cilët në të ardhmen do të mund të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-15.

Ata kanë shpallur edhe listën e lojtarëve.

Grumbullime të tilla janë mbajtur edhe në Gjermani.

received_10155464279255712