Xhudoja me tri garuese në Lojërat Evropiane Olimpike

Gjithçka është e qartë në sportin e xhudos se cilët nga xhudistet e kanë fituar normën për Lojërat Olimpike Evropiane që mbahet gjatë kësaj vere përkatësisht nga 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit. Driton Kuka, përzgjedhës i Përfaqësuesës së Kosovës, konfirmoi emrat e tri xhudisteve, të cilat janë: Majlinda Kelmendi (52 kg), Distria Krasniqi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg).

“Sot zyrtarisht janë konfirmuar tri norma për Lojërat Evropiane në Baku nga sporti i xhudos. Qëllimi ynë Rio është 2016 me dy-katër Norma Olimpike”, shkroi Kuka në rrjetin social ‘Facebook’.