Tri klube të mëdha vëzhgojnë nesër Besart Berishën

Idhulli i shumë tifozëve, Besart Berisha nuk do të sjell vetëm tifozët në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, por edhe menaxherë të klubeve të huaja.

Gazeta Olle mëson se sot në Tiranë kanë arritur drejtues të tri klubeve të forta nga Turqia, Spanja dhe Kina.

Pikërisht ndeshja me Turqinë që luhet nesër, është parë si më ideale që këto klube të vijnë dhe ta vëzhgojnë top-shënuesin e kampionatit elitar në Australi.

Berisha, që mbylli një tjetër super-kampionat me Melbourne Victory, për herë të dytë vjen nga Australia e largët për ta ndihmuar Kosovën, pas thirrjeve të shumta të përzgjedhësit Albert Bunjaku dhe tifozëve, të cilët me padurim pritën ardhjen e tij.

besart berisha besart berisha besartt besart besart berisha