Dy ndryshimet e mëdha të Brojës në karrierë që po dalin të qëlluara

Dy ndryshime të mëdha ka bërë së fundi në karrierë mesfushori Rron Broja.

Ai ka lënë Kombëtaren U-21 të Shqipërisë në futboll për të luajtur për U-21 të Kosovës, kapiten i së cilës është aktualisht.

Një ndryshim tjetër, jo edhe aq pozitiv, ka bërë kur ka lënë Belgjikën, ku ishte transferuar vite më parë dhe i është kthyer futbollit të Kosovës, përkatësisht Vala Superligës, shkruan sot Koha Ditore.

rronbroja

Ndonëse jo lëvizje shumë e lavdishme, kjo e dyta doli me fat për futbollistin fjalëpakë mitrovicas.

21-vjeçari prej gjysmës së edicionit vjeshtor luajti për Trepçën ’89 dhe ishte prej bartësve të lojës në mesfushë së bashku me kapitenin Shpëtim Idrizi, Ylber Malokun e të tjerët.

trepca 89 trepca

Dhe në edicionin që shënoi rikthimin e Brojës te skuadra ku është rritur, Trepça ’89 e arriti suksesin më të madh në histori – u shpall për herë të parë kampione e Kosovës në futboll.

Pos kësaj, 89-shi do të jetë klubi i parë që do të përfaqësojë Kosovën në eliminatoret për Ligën e Kampionëve.

Trepca 89