Feronikeli fiton në fund, edhe Llapi e nis me pikë të plota

Feronikeli dhe Llapi e kanë nisur me fitore sezonin e ri në Vala Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi me një gol në fund të ndeshjes të shënuar nga Granit Arifaj, kanë mposhtur 1:0 Vllazninë e Pozheranit.

Me rezultat të njëjtë Llapi e ka mposhtur Drenicën.

Llapi – Drenica 1:0

Mbyllet ndeshja

85′ Edhe pesë minuta, nuk ka ndryshim rezultati, mbetet 1:0

79′ Llapi provon edhe një herë me Mirlind Dakun, topi shkon pranë portës së Flamur Nezirit

67′ Tenton Drenica me mesfushorin Taulant Dajaku i cili godet nga largësia derisa topi shkon pranë shtyllës së portierit Afrim Ademi.

GOL: 55′ Llapi kalon në avantazh me Mirlind Dakun i cili realizon nga afërsia.

50′ Drenica rrezikon me kokë me Adnan Haxhajn, por topi shkon jashtë portës së Flamur Nezirit

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në “Zahir Pajaziti”

43′ Dominim i Drenicës, por assesi të thyejnë mbrojtjen vendase.

38′ Daku gjuan me kokë jashtë portës, mbetet 0:0.

25′ Temperaturat e larta bëjnë që gjyqtari të ndal lojën për t’u freskuar lojtarët.

13′ Ndeshje e baraspeshuar në “Zahir Pajaziti”.

Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare: Ademi, Jashari, Sinani, Emini, Blakqori, Namani, K.Shabani, Zhdrella, V.Veqiri, Emini, Daku. Trajner: Tahir Batatina

Drenica: Neziri, Hamiti, Bejta, Geci, V.Berisha, Haxhaj, A.Thaqi, D.Gashi, Dajaku, Zabërgja, Abazi. Trajner: Bekim Shotani.

Gjyqtar: Selim Isufi.

protokolli

Feronikeli – Vllaznia 1:0

Mbyllet ndeshja

GOL: 89′ Feronikeli në avantazh me sulmuesin Granit Arifaj. Ai realizoi gol të bukur duke e parabolluar portierin

87′ Ndeshja drejt fundit, po shkon drejt barazimit

73′ Gjithnjë rezultati i barabartë. Feronikeli po dominon, por goli po mungon

59′ Feronikeli rrezikon me Yll Hoxhën në dy raste, mirëpo futbollisti i njohur nuk e gjeti rrejtën

51‘ Nuk kemi ende gol, mbetet 0:0

46′ Nis pjesa e dytë

45+2 ‘ Mbyllet pjesa e parë, nuk ka gola as në “Rexhep Rexhepi”. Gjatë pjesës së parë u luajt lojë e barabartë.

33′ Rast ideal i Vllaznisë, Fuad Karabegu nuk ia del të shënojë.

18′ Rrezikon Vllaznia, gjuan Rexhepi, por pret Maloku. Duartrokiten mysafirët nga tifozët e tyre.

15′ Tri rivënie nga këndi tregojnë dominimin e Feronikelit deri më tani.

2′ Rast i mirë i Feronikelit, për pak nuk shënon Mendorim Hoti.

– Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare: 

Gjyqtar kryesor: Genc Nuza