Drita tregon forcën në Podujevë duke mposhtur Llapin, Dukagjini me rikthim të çmendur mposht Malishevën

Sot zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës të vlefshme për xhiron e 10-të me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja kryesore zhvillohet mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Dy skuadrat ndodhen në pjesën e epërme të tabelës dhe janë ndër favoritët për titullin e kampionit së bashku me Ballkanin. Llapjanët kanë 19 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë ndërsa Drita në pozitën e tretë ka 18 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në të njejtin orar zhvillohet edhe dueli mes Malishevës që është nikoqir i Dukagjinit. Vendasit rikthehen të luajnë në stadiumin e tyre ‘Liman Gegaj’ pasi stadiumi ishte në rinovim. Malisheva ka 12 pikë pas nëntë xhirove ndërsa Dukagjini ka nëntë pikë në po aq ndeshje të zhvilluara.

Superliga LIVE:

Llapi – Drita 0:1

81′ Ajzeraj 0:1

Malisheva – Dukagjini 2:4

11′ Aliu 1:0

40′ Nyavedji 2:0

42′ Anulohet goli i Santos pas rishikimit të VAR-it (Duk)

47′ Zulfiji 2:1

54′ Junior 2:2

71′ Santos 2:3

76′ Mërlaku 2:4

90+3′ Hazrollaj 3:4

Llapi përballë Dritës në derbin e javës në Superligë, formacionet zyrtare

Vavalis: E kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol