Bunjaku rrëfen se si ia mori zemrën Gripit

Televizioni suedez STV ditë më parë, publikoi dokumentarin për ndihmëstarjnerin e Kosovës, Tord Grip, i cili për shumë vjet ka qenë krahu i djathtë i të mirënjohurit Sven Goran Erikkson. Ata së bashku kishin punuar tek Kombëtarja e Anglisë, Meksikos, dhe në klube të ndryshme.

Tani, Grip është krah i djathtë i përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaku. Ky i fundit rrefën për GazetaOlle.com, se si ia rrëmbeu zemrën Gripit, të ndihmojë Kosovën.

“Me Tordin jam takuar herën e parë gjatë vitit 2003, në kohën kur kisha studimet akademike në Universitetin e Orebros dhe një pjesë e studimeve ishte në Angli, në Universitetin Jonn More, si dhe vizita federatës angleze, ku në atë kohë trajner ishin Erikssoni dhe Tordi për plot gjashtë vite”, rrëfen Bunjaku takimin me Gripin.

Grip në dokumentarin ku zbulohen edhe prapaskenat e fitores historike të Kosovës ndaj Omanit në shtator të vitit të kaluar, shihet se si Grip merr informata për Omanin nga trajneri i Irlandës.

Dokumentarin Grip e kishte shikuar bashkë me Kosovë, gjatë grumbullimit të fundit në Nordhorn të Gjermanisë, ku Përfaqësuesja jonë luajti me Frankfurtin e Werder Bremenin.

“Pastaj gjatë punës time si trajner në Degerfors ne po atë klub ku trajner ishte Tordi e pastaj Erikssoni. Me të marrë përgjegjësinë për selektor të Kosovës më 18 korrik 2009, unë isha në shtëpi të Tordit, disa javë më herë për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit dhe punën në të ardhmen dhe nga ajo kohë Tord Grip gjithmonë është në mesin tonë që për mua është edukimi më i lartë që unë kam mundur dhe mundem të marrë. Dmth përkundër licencës UEFA Pro Level, që mora në vitin 2005, studimeve akademike – trajner futbolli në Universitetin në Orebro dhe Liverpool, unë me besim të plotë them se përvoja që mësoja nga Tord Grip është më e larta e mundshme ngase thjesht është unike”.

Bunjaku thotë se ardhja e Gripit është një aset i madh për Përfaqësuesen. “Shtabi teknik i Kosovës në bagazh me vete ka një njeri të thjeshtë, por unik me përvojë nga 7 botërorë dhe 4 evropian, një njeri i cili ishte edhe fitues i medaljes së argjendtë në botërorin e 94-ës me Suedinë, por edhe strateg për zhvillimin e futbollit në Angli, Itali, Meksikë, Norvegji, e shumë vende botërore”, shprehet Alberti.

Sipas tij, Grip ësthë pjesë e familjes së tij. “Me Tordin bisedojë në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje. Jam i privilegjuar që kam rastin të jem afër një njeriu aq të madh dhe aq të thjeshtë dhe në fund idollit tim, por edhe të Mancinit, Beckhamit e shumë të tjerëve”, përfundoi Bunjaku.

Dokumentari i Gripit pritet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. (Gazeta Olle)

 

Dokumentarin e Tord Gripit mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm nga minuta 28:

 

http://www.svt.se/sport/utan-svennis-hade-jag-inte-fatt-vara-med-om-allt