2000 tifozë e pritën Juven në aeroport

Tifozët e Juventusit e kanë pritur me padurim aterrimin e skuadrës në Itali, pas kualifikimit heroik në finalen e Ligës së Kampionëve.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, mbrëmë në aeroport ishin të pranishëm mbi 2000 tifozë bardhezi, të cilët e pritën ekipin në mënyrë fantastike.

Më të dashurit për tifozët ishin trajneri Massimiliano Allegri, kapiteni Gianluigi Buffon dhe golashënuesi Alvaro Morata. /Gazeta Olle