20 mijë tifozë në stadium, mediat kroate: Dinamo Zagrebin e pret “ferri” në Shkup

Skuadra e Shkupit sonte do të përballet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Ekipi i Shkupit e mirëpret ekipin e Kroacisë, Dinamo Zagreb me fillim nga ora 21:00, në ndeshjen kthyese të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave nga Maqedonia e Veriut rreth 20 mijë tifozë do të jenë të pranishëm sonte në stadium për ta përkrahur Shkupin drejt historisë.

Mediumi kroat, Index.hr raporton se ‘ferri’ e pret Dinamon sonte.

“Dinamon sonte e pret ferr – 20 mijë tifozë në stadium”, shkruhet në Index.hr.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.

Rrudhani sqarohet për intervistën e cila bëri bujë në Kosovë

Xavi: Ja cfarë ju them lojtarëve për të ardhur te Barcelona