2 Korriku luan miqësore ndaj Burrelit, ky është rezultati përfundimtar

2 Korriku sot luajti miqësoren ndaj Burrelit.

Skuadra kryeqytetase humbi në këtë duel me rezultatin e pastër 2-0, raporton Gazeta Olle.

Takimi u luajt në stadiumin e “Tropikal Resort”, aty ku edhe skuadra po qëndron.

Kjo ishte humbja e dytë në Shqipëri për “verdhë e blutë”, të cilët poashtu janë mposhtur edhe nga Gjilani./GazetaOlle/