2 Korriku: Jemi krenarë me arritjen e Ardian Ismajlit, do të vazhdojmë me prodhimin e talentëve

Ish-klubi i Ardian Ismajlit, 2 Korriku, është shprehur i lumtur për transferimin e mbrojtësit kosovar te klubi i Spezias në Serie A.

Ismajli u rrit në akademinë e 2 korrikut në vitet 2010-2015. Ai debutoi në Superligën e Kosovës në vitin 2015 dhe pas një sezoni u transferua te Hajduk Spliti, ku ishte një prej mbrojtësve më të mirë të futbollit kroat.

Mesazhi i 2 Korrikut:

“Klubi i futbollit 2 Korriku i uron suksese Ardian Ismajlit, futbollistit më të ri të Spezia Calcio

Një tjetër futbollist i rritur e i formuar si futbollist në shkollën e futbollit “2 Korriku”, sot ka bërë hapin e madh në karrierë, duke kaluar tek skuadra italiane Spezia Calcio, që garon në Serie A. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, 23-vjeçarin prishtinas, i cili për shumë vite me radhë ishte pjesë e klubit verdheblu.

Lajmi për kalimin e Ardianit tek skudra e Spezia Calcio na lumturon jashtë mase si dhe motivon futbollistët, trajnerët e stafin drejtues që klubi të vazhdoj punën intensive edhe më tutje.

Ardianit përsëri i urojmë gjithë të mirat në jetë si dhe në karrierën e tij si futbollist dhe shpresojmë se sukseset e tij do të vijnë duke u shtuar”. /Gazeta Olle/

Klubi i futbollit "2 Korriku" i uron suksese Ardian Ismajlit, futbollistit më të ri të Spezia CalcioNjë tjetër…

Gepostet von FC 2 Korriku am Montag, 14. September 2020