Qëndresa Krasniqi nis aventurën te Baseli

Ekipi i femrave të klubit të famshëm zviceran, Basel, ka njoftuar transferimin e futbollistes nga Kosova, Qëndresa Krasniqi.

Futbollistja e njohur nga Kosova është rikthyer edhe një herë në Evropë, pasi është transferuar nga EP-COM Hajvalia te Baseli.

Është vet klubi zviceran që ka njoftuar transferimin e futbollistes 29-vjeçare.

“Ekipi i femrave FC Basel 1893 sot nis përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me një fytyrë të re në skuadër: Qëndresa Krasniqi kalon në gjirin e Rhine nga klubi më i mirë kosovar EP-COM Hajvalia”.

“Mesfushorja 29-vjeçare dhe reprezentuesja shqiptare ka nënshkruar kontratë me FCB deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Qëndresa Krasniqi këtë sezon ka luajtur tashmë në kualifikimin e Ligës së Kampionëve me ish-klubin e saj EP-COM Hajvalia dhe ka luajtur edhe për Shqipërinë në Ligën e Kombeve.

Ajo përveç klubeve shqiptare dhe kosovare tashmë ka qenë nën kontratë edhe me ekipet zvicerane. Nga viti 2017 deri në vitin 2020 ajo luajti për Yverdon Sport FC. Ajo më pas u transferua në FC Aarau për gjashtë muaj.

Në Zvicër, Qëndresa tërhoqi vëmendjen veçanërisht me përfundimin e mirë të aksioneve. Ajo shënoi gjithsej 32 gola në 91 ndeshje për Yverdon dhe 5 ndeshje për Aarau.

Barcelona po tenton nënshkrimin me yllin e Bayernit

Ferizaj konfirmon transferimin e mesfushorit maqedonas