Zyrtare: Klubi nga ‘La Liga’ me trajner të ri

Klubi qe gjendet ne vështirësi te madhe për të qëndruar në elitën e futbollit spanjoll, Getafe, ka vendosur t’i besoje drejtimin trajnerin argjentinas Juan Eduardo Esnaider, qe zëvendëson Fran Escriba, ky i fundit pa asnjë fitore ne 12 ndeshjet e fundit. 

Esnaider njihet për opinion sportiv nga koha kur luante ne rolin e sulmuesit te Juventus ne Itali, ndërsa kohët e fundit ka punuar ne stafin drejtues te Real Zaragozas si dhe në rolin e analistit në televizione spanjolle. /Olle