Tjetër ndeshje, tjetër fitore – Ylli fiton bindshëm ndaj Prizrenit

Golden Eagle Ylli ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 13-të, Ylli i Suharekës fitoi bindshëm ndaj Proton Cable Prizrenit. Ndeshja në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren përfundoi 92:71 për mysafirët.

Chris Harris udhëhoqi Golden Eagle Yllin drejt fitores. Ai kontribuoi me 17 pikë e shtatë kërcime. 17 pikë i kishte edhe kapiteni Gëzim Morina, që kontribuoi edhe me shtatë kërcime e pesë asistime.

Jalen Nesbitt i kishte 15 pikë, nëntë kërcime e tri asistime. Dejuan Graff realizoi 11 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.

Te Prizreni, qendra Urim Zenelaj u shqua me 16 pikë e 12 kërcime. Isaiah Kelly ishte më efikasi me 21 pikë. Realizoi edhe pesë kërcime. Ty Cockfield i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime.

Ylli i ka tetë fitore e pesë humbje. Është i treti me 21 pikë. Prizreni mbetet i parafundit me 17 pikë. Pësoi humbjen e nëntë, ndërsa i ka edhe katër fitore. /Gazeta Olle/

Mediat turke shkruajnë për dy emra të ri që janë kandidat për trajner të Kosovës

Pa fitues në derbin e zjarrtë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit