Ylli i Premierligës shpenzon 30 mijë stërlina për dy qen

Futbollistët e Premierligës janë bërë cak i shumë grabitjeve së fundi.

Masa ndaj këtij fenomeni ka marr futbollisti i Evertonit, Moise Kean, shkruan Gazeta Olle.

Ky i fundit ka shpenzuar 30 mijë stërlina për të blerë dy qen roje.

Qentë janë të trajnuar nga kompania Chaperone K9, kompani nga e cila kanë blerë qen edhe lojtarë si Marcus Rashford, Sterling apo Pol Pogba.

Grabitjet që i janë bërë Sterlingut dhe së fundmi Dele Alit kanë shtyrë Moise Kean të ndërmarrë këtë veprim.