Vushtrria pa trajner

FC Vushtrria ka mbetur pa trajner. Nga drejtimi i klubit është larguar Rizvan Jetullahu. Ai e mori drejtimin e ekipit pas përfundimit të stinorit vjeshtor duke e zëvendësuar në këtë post, Bekim Shotanin.

Lajmi konfirmohet nga vetë Jetullahu, përmes një postimi në Facebook.

Vushtrria në këtë edicion po lufton për mbijetesë ndërkohë që ndodhet në vendin e parafundit në Superligë me 24 pikë të mbledhura. /Olle