Unioni Evropian i Xhudos vlerëson me çmime të ndryshme xhudistët dhe drejtuesit e tyre

Unioni Evropian i Xhudos ka vlerësuar në organizimin dhe xhudon e shfaqur në Kampionatin e Hapur Evropian, të mbajtur të shtunën në Prishtinë. EJU-ja ka ndarë edhe shpërblime e mirënjohje tjera, kryesisht për të arriturat e mëhershme.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi dhe presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, janë nderuar me çmimin “Më të mirët e më të mirëve”. Sipas njoftimit të EJU-së, ky çmim u është ndarë për “kontributin e jashtëzakonshëm për komunitetin e xhudos”. Majlinda është ish top-xhudiste, që tani punon si trajnere. Në Evropian udhëhoqi Distria Krasniqin dhe Dardan Cenën, që fituan medalje të bronzta.

Image

Ndërkohë Agron Kuka është tashmë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EJU-së. Në Kosovë drejton federatën që ka tri kampione olimpike. Me plaketa të Tokios, EJU-ja ka nderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas Evropianit është mbajtur një ceremoni ku me mirënjohje janë nderuar kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, si dhe trajneri Driton Kuka. Edhe Krasniqit, Gjakovës e Kukës u janë ndarë plaketa të Tokios, qytet në të cilin fituan dy të artat olimpike në vitin 2021. Trajneri Driton Kuka qëndron prapa gjithë sukseseve të xhudos kosovare.

Me punën e tij në palestër ka bërë të mundur që tani Kosova të organizojë Evropian të xhudos dhe po ashtu që Kosova të vlerësohet prej superfuqive evropiane të sportit të xhudos.

Pa fitues në derbin e zjarrtë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Infantino komenton ndryshimet në Botërorin e ri për Klube: Duam futboll global