“Turpërim Kombëtar”

Mediat izraelite kanë masakruar në komentet e tyre përfaqësuesen e Izraelit për humbjen e rëndë që pësoi në shtëpi me shifrat 3-0 përballë Shqipërisë.

“Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima”, shkruan “Ynet”.

“Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje”.

shqiperia 1

“Kjo ishte mungesë respekti ndaj ‘Sami Ofer’. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij”, transmeton PanoramaSport.

Ndërkohë, portali “One” i ka vënë thjesht titullin “Turpërim kombëtar” artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës.

shqiperia 3

Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar “një hakmarrje të shërbyer të ftohtë”, që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.