Thaçi: “Falë Majlindës e Norës, do të kemi debutim ëndrrash në ‘RIO 2016′”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kampionet kosovare në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook i ka quajtur ato pikat më të ndritshme të sportit tonë në botë, duke premtuar mbështetje për heronjtë e sportit të Kosovës.

 

Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Kampionet tona, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë pikat më të ndritshme të sportit tonë në botë.

Jam i bindur se puna e shkëlqyeshme e tyre do të kurorëzohet me një debutim ëndrrash në Lojërat Olimpike në Rio.

Gjithnjë në mbështetje të heronjve tanë sportivë. HTH.

majlinda thaqi

majlinda2

thaqiii