Sulmuesin e Kombëtares e duan skuadrat shqiptare

Edgar Çani mund të transferohet në Superiore këtë sezon, sigurisht nëse për të do të bëhet oferta e duhur.

Normalisht dëshira e tij është të luajë sërish jashtë vendit, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

cani

Menaxheri i tij, Mario Cenolli, në një intervistë të dhënë në “Panorama Sport” është shprehur se për të është në bisedime me Skënderbeun dhe Partizanin, por nuk jep detaje të tjera.

Edgar-Cani-Catania

“Kam pasur kontakte me disa nga klubet e Superiores. Kam folur me Skënderbeun dhe Partizanin. Janë diskutime që vazhdojnë ende.

canii