Skuadra nga Shqipëria mbetet pa trajner

Diçka e pazakontë ka ndodhur sot në ekipin e Laçit. Trajneri Eugent Zeka i ardhur vetëm para pak ditësh është larguar krejt papritur nga stoli i klubit kurbinas.

Trajneri i cili zëvendësoi Stavri Nicën ka vendosur që të ndërpresë mardhëniet krejt papritur me klubin bardhezi.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, trajneri ka deklaruar se prishja e marrëveshjes ka ardhur për shkak të disa probleme personale që ai ka pasur dhe bashkë me klubin kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.