Shaqiri iu kundërpërgjigjet kritikëve

 Super goli i shënuar ndaj Neëcastlet në fitoren 1:0 të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri tani ka ndryshuar mendimet e shumë njerëzve për të.

I pyetuar nga mediat angleze për ata që e kritikonin për formën e tij të dobët në fillim të sezonit me Stoken, ylli kosovar u përgjigj. “Nuk kam nevojë të kritikojë askë. Nuk me nevojitet të rikthej ndonjë gjë prapa. Nuk më intereson që këta njerëz më kritikojnë”.

Shaqiri foli edhe për momentet që po kalon me skuadrën e tij.

“Unë po kënaqem në Stoke, dhe në secilën ndeshje po kënaqem.  Kemi një skuadër të mirë, dhe po bëjmë një sezon të mirë. Jam shumë i lumtur këtu”, tha Shaqiri, përcjell GazetaOlle.com.