Samir Ujkani komenton ardhjen e baxhanakut të tij, Besart Berisha

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, mund të ketë dy gëzime për afrimin e Besart Berishës. Njëra pasi e përforcon sulmin e Kosovës, dhe tjetra pasi do të ketë afër një familjar të tij, pasi të dy janë baxhanak.

Ujkani ka vlerësuar lartë ardhjen e tij. “Jam i lumtur që ndodhet këtu, është një lojtar shumë i mirë dhe me përvojën e tij besoj se do të kemi më shumë përparësi”, tha portieri i Pisas, shkruan Gazeta Olle.

Edhe ai parashikon ndeshje mjaft të vështirë me islandezët. ”Do të jetë vështirë sepse ata kanë një skuadër të mirë, luajnë shumë mirë, por ne do ta japim maksimumin përkëtë ndeshje”, shtoi Ujkani.