Rishkruan historinë në Euro 2024, ja sa do të fitojnë futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë

I gjithë suksesi i Kombëtares ka edhe një fakturë financiare për lojtarë, trajner dhe staf.

Presidenti Armand Duka për “Exclusive” në Top Channel ka treguar diçka më tepër rreth saj, edhe pse shuma prej 9.25 milion eurove mund të shtohet në mbledhjen e ardhshme të UEFA-s në Hamburg të Gjermanisë.

“Para se të fillojë edicioni ne përcaktojmë objektivin dhe premion për ekipin në rast të realizimit të objektivit. Edhe për kualifikimin në Evropian ne e kemi të përcaktuar premion që do të kenë futbollistët. Stafi gjithashtu e ka në kontratë. Nuk është se kemi para tani për t’ua dhënë premiot futbollistëve dhe stafit, por do t’ua japim në momentin që sapo të arkëtojmë ato të ardhura që vijnë nga Evropiani. Di të them vetëm një gjë, më shumë sesa 50% apo rreth 50% e shumës që arkëtohet do të jetë për premiot, stafin dhe futbollistëve të ekipit tonë”– tha Duka.

Ndërkohë që në pritje të parave, trajneri bashkë me ndihmësit e tij ka një tjetër detyrë shumë të vështirë, përveçse të rëndësishme, hartimi i listës prej 23 lojtarësh që do të duhet të marrë në Gjermani, disa do të mbeten jashtë dhe disa të tjerë, do të grumbullohen.

“Për pak do të vijë momenti i listës me 23 lojtarë dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë në këtë situatë, pra që tek luajtur eliminatore dhe mos grumbullohem. Por kam pasur shok të mi, dhe e kuptoj situatën. Nuk është e thjeshtë por duhen marrë të gjitha përgjegjësitë për të arritur tek momenti i 23-shes. Kombëtarja i ka gjithmonë dyert e hapura. Sigurisht nëse ka ndonjë lojtarë që po bën mirë dhe nuk ka qenë deri më tani, sigurisht do të jetë një dhimbje koke për trajnerin por më mirë për ekipin. Janë gjashtë muaj deri në Evropian janë gjashtë muaj futboll për lojtarët, përgjigja është e tyre. Ne do të shohim këdo edhe ato që nuk janë grumbulluar deri më tani, nëse na duhet do të vijë. Përgjigjen ne na e japin vetëm lojtarët”- tha Sylvinho.

Por nëse Sylvinho nuk ka qenë ndonjëherë në këto pozita pasi 6 ndeshje ka luajtur me përfaqësuesen braziliane, lënien jashtë një aktiviteti madhor e ka provuar Pablo Zabaleta i cili ka 99 ndeshje me përfaqësuesen që sot është kampione bote.

“Kjo është puna jonë. Unë kam qenë lojtarë dhe e di se si ndihet një futbollist që mbetet jashtë liste. Kam humbur një Kupë Bote duke më lënë jashtë skuadre në 2010-n. Ishte një moment i vështirë pasi trajneri në momente të caktuara kërkon gjëra të ndryshme nga një lojtarë. Mua më la jashtë liste Maradona. Edhe në 2018-n unë luaja me përfaqësuesen e Argjentinës por më pas u ndryshua trajneri dhe erdhi San Paoli pak muaj përpara Kupës së Botës dhe ai nuk më grumbulloi. Pra unë po ju them se e kam provuar këtë gjë, të jesh jashtë ekipit për një aktivitet kaq madhor. Por tani si trajner duhet të mendojmë dhe punojmë për këtë sepse kështu është futbolli, duhet të marrim vendime. Ne nuk mendojmë për individ, ne mendojmë se çfarë është më e mira për skuadrën dhe çfarë i duhet skuadrës në atë moment”- tha Zabaleta.

Shqipëria në Mars do të luaj dy miqësore, deri më tani janë kontaktuar dhe priten si alternativë; një ndeshje me Perunë në Itali, me Sllovakinë apo Norvegjinë në Tiranë, ndërkohë në listë ishte edhe Belgjika por që ka gjetur një kundërshtar tjetër dhe nuk është më.

“Ajo që dëshiroj realisht dhe ka kohë që e dua këtë, edhe pa e siguruar kualifikimin, është që të luajmë në ndeshjen hapëse kundër Gjermanisë. Rezultati nuk arrihet nëse nuk punon shumë, me seriozitet dhe vlerësimin e duhur për ekipin dhe për fanellën. Kanë bërë çdo gjë mirë dhe janë për t’u falënderuar dhe falënderuar shumë. Ne nuk kemi histori suksesi kaq të mëdha, në fusha të tjera jo e jo, por edhe në futboll nuk kemi histori suksesi kaq të mëdha që të shpërdorojmë ndjenjën e kënaqësisë për atë që kemi arritur”– tha Duka. /Gazeta Olle/

Prishtina dhe Drita kërkojnë vetëm tre pikët, formacionet zyrtare

Feronikeli ‘74 dhe Liria kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare