Prishtina e pakënaqur: Fusha e rënduar sa nuk lejon zhvillimin e një loje, zhvendoset në Hajvali

photo by: @Shpend Ahmeti

Klubi i futbollit, FC Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e radhës me Dritën, e cila ishte e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvendosur në Kompleksin Nacional në Hajvali.

Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” është rënduar ditëve të fundit pasi Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje dhe kushtet atmosferike kanë ndikuar që kjo fushë të jetë në gjendje jo të mirë, duke i pamundësuar kryeqyteasve të zhvillojnë ndeshjen e radhës në stadiumin e tyre.

Nesër, në Hajvali, do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 15-të të Albi Mall Superligës me fillim nga ora 13:00.

“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli.” thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Gazeta Olle/

Postimi i plotë nga FC Prishtina:

Sane kërkon falje që goditi kundërshtarin: Ndjesë, nuk kisha asgjë personale me të

Betim Fazliji humb sezonin pas një lëndimi të rëndë