Pas Napolit edhe kjo skuadër italiane po e kërkon Rashicën

Milot Rashica do të jetë në qendër të merkatos evropiane. Për talentin shqiptar të Vitesse është hedhur në sulm edhe skuadra e Lazio-s. 

Sipas portalit italian “Tuttomercatoweb” drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare, ka nisur kontaktet me klubin holandez duke kërkuar informacione për vlerën e kartonit të tij.

Klubi holandez paraprakisht ka caktuar një shifër prej 5 milionë eurosh, por me rritjen e interesit mund të shkojë deri në 10 milionë.

Lazio i shtohet kështu listës të gjatë të skuadrave që pretendojnë shërbimet e talentit që konsiderohet si “Neymar”-i shqiptarë. Për Rashicën janë interesuar edhe Napoli e Evertoni.