Pas Dellovës, ekipi rumun kërkon edhe sulmuesin e Prishtinës

photo by: @Shpend Ahmeti

Pasi shprehu interesim për qendërmbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën, Universitatea Craiova e Rumanisë është duke menduar edhe për përforcimin e sulmit.

Si emër potencial shihet sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa, ka shkruar mediumi rumun “playsport.ro”.

Blesa është 22-vjeçar dhe ka kontratë me Prishtinën deri në përfundim të edicionit.

Ai ka realizuar dhjetë gola dhe ka kontribouar me tri asistime në 18 paraqitje me fanellën e kryeqytetasve.

Universitatea Craiova po lufton për titull kampioni në elitën e futbollit rumun dhe aktualisht zë pozitën e tretë me 34 pikë në 21 ndeshje.

Çmimi i Blesas aktualisht në treg vlerësohet 250 mijë euro, sipas faqes për statistika të lojtarëve “transfermarkt”.

Prishtina në 18 ndeshje ka grumbulluar 26 pikë dhe zë pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Kosovës. /Gazeta Olle/

Ndodhi në ndeshjen ku luajti Strakosha, arbitri shfaq kartonin e kuq të rrumbullakët

Ish-sulmuesi i Dritës në stërvitje me Malishevën, por klubet ende nuk e kanë zyrtarizuar atë