Shqipëria arrin edhe objektivin e dytë, përfundon kualifikimet si lidere e grupit

Shqipëria e ka fituar Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Të hënën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Evropianin në Gjermani.

Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri raste shënimi. Nedim Bajrami gjuajti bukur nga distanca në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe ndërhyri me sukses.

Mysafirët patën rastin më serioz të takimit në minutën e 56′ por gjuajtja e Bjartalio përfundoi afër shtyllës së Strakoshës.

Barazimi u ka mjaftuar kuqezinjve për ta fituar grupin.

Shqipëria përfundon me 15 pikë, sa i ka edhe Çekia në pozitën e dytë. Edhe Çekia u kualifikua në Euro 2024. Ndeshja e së hënës ishte edhe festive. U festua kualifikimi në Evropian i siguruar të premten në Moldavi. Shqipëria nuk shkëlqeu në fushë, por megjithatë krijoi raste shënimi, që nuk i konkretizoi.

 

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Ishujt Faroe: Sylvinho me ndryshime të shumta

Këto janë 20 kombëtaret që kanë siguruar biletë për në Euro 2024