Njoftim i rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ka disa javë që ka filluar rinovimi i fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe punimet po ecin për mrekulli.

Tanimë janë vendosur nxehmjet që do të jenë nën barin hibrid që do të vendoset së shpejti.

I pari i Federatës së Futbollit kosovar, Agim Ademi ka publikuar një tjetër foto nga stadiumi Fadil Vokrri, ku ka njoftuar për ecurinë e punimeve.

Ai ka njoftuar se vendosja e barit hibrit do të vendoset javën tjetër dhe punimet po kryhen në kohë rekorde.

“Punimet në fushën e stadiumi ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde. Javën tjetër bëhet vendosja e barit hibrit”, ka shkruar Ademi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për sfidën kualifikuese me Malin e Zi dhe miqësoren me Lihtenshtejnin

Mikel Arteta: Sezonin tjetër, Arsenal do fitoi trofe