Nga Lukaku te Ronaldo e Mbappe: Golashënuesit më të mirë të kualifikimeve për “EURO 2024″

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian i cili do të do të luhet në Gjermani gjatë vitit të ardhshëm.

Tashmë 21 kombëtare e kanë prerë biletën për në “EURO 2024”, derisa tre të tjera do ta kërkojnë një vend përmes UEFA Nations League.

Në mesin e skuadrave të kualifikuar është edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

“Kuqezinjtë” e përmbyllen ciklin kualifikues në vendin e parë të grupit E, me 15 pikë, pasi lanë prapa Çekinë dhe Poloninë.

UEFA, tashmë ka publikuar edhe listën e golashënuesve më të mirë të kualifikimeve.

I pari është sulmuesi belg Romelu Lukaku, me 14 gola.

Pas tij vjen, Cristiano Ronaldo me 10 gola ndërsa në top treshe, futet edhe francezi, Kylian Mbappe me nëntë gola.

Batatina: Çka duhet të bëj më shumë që të jem përzgjedhës i Kosovës

Osmani drejtuar karateisteve: Triumfi në kampionatin botëror tregon se jeni yjet e Kosovës