Ndërpritet ndeshja, gjyqtari dërgon futbollistët në zhveshtore

Është ndërprerë për disa çaste dueli mes Përfaqësueses së Rumanisë dhe Kosovës.

Një banderolë është shfaqur në tribuna me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ nga tifozët vendasë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor ta ndërprerë ndeshjen menjëherë.

Edhe futbollistët rumun kanë biseduar me tifozët, të cilët nuk e kanë larguar mesazhin nga tribunat.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor Willy Delajod t’i dërgojë të gjithë futbollistët në zhveshtore. /Gazeta Olle/

Kosova U21 nuk mbahet deri në fund, pësojnë tre gola në fund dhe humbin nga Gjermania U21

Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste