Muriçi: Mesfusha bëri disa gabime, na ndëshkuan me kundërsulme

Kosova ka humbur ndeshjen e parë pas 16 ndeshjes.

Anglia fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 5-3, shkruan Gazeta Olle.

Golat për Kosovën i realizuan Valon Berisha dhe Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes foli edhe heroi që priti penalltinë e Kanë në pjesën e dytë, portieri Arijanet Muriçi.

“Plani i kësaj loje nuk ishte aq i mirë, luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë”, deklaroi ai për Supersport.

“Na ndëshkuan me kundërsulme, mesfusha bëri disa gabime”.

“Ne provuam të luanim futboll, dhe kur provon të luash ndaj një ekipi si Anglia kështu atëherë mund të pësosh”, përfundoi Muriçi.