Mitrovicë, vendim i madh për Trepçën

Në mbledhjen e fundit – seanca 30 të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, këshilltarët komunalë të të gjitha subjekteve politike pa dallim, kanë shqyrtuar kërkesën e Klubit të Futbollit Trepça, që të mbështetet me një autobus.

Pas dëgjimit të arsyetimit për nevojën e klubit për transport në ndeshjet udhëtuese edhe në nevojat tjera, këshilltarët sikurse kanë vepruar edhe në mbledhjen paraprake, kur është miratuar kërkesa e Klubit të Futbollit Trepça ’89, ka mbështetur këtë kërkesë.

Kështu me shumicën e votave të këshilltarëve u aprovuan edhe kërkesa e Klubit të Futbollit “Trepça” në Mitrovicë për marrjen në shfrytëzim të një autobusi dhe është obliguar Klubi që të kryej procedurat e nevojshme për këtë vendim.