Mevlan Zeka paralajmëron Llapin

Feronikeli-Llapi është sfida shumë interesante që pritet të zhvillohet në Drenas dhe që në fakt, mund ta ndryshojë liderin.

E një gjë e tillë sipas Mevlan Zekës nuk do të ndodhë, pasi që ai shprehet i bindur në fitoren e skuadrës së Afrim Tovërlanit.

“Sot është një ndeshje derbi, pasi që edhe Llapi ka ekip shumë cilësor. Do ta respektojmë kundërshtarin, por besoj fuqishëm që pikët do të mbeten në Drenas”, deklaroi Zeka për “GazetaOlle.com”.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 13:30 dhe do të transmetohet në “Supersport Kosova”.