Menaxheri i Hysajt paralajmëron Napolin

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ai thekson se dëshira e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare është të mbetet në Napoli, por që në futboll mund të ndodh gjithçka.

“Hysaj është mirë tek Napoli dhe do të donte të qëndronte këtu, por kushtet ekonomike duhet të rishikohen. Pas një viti të kaluar në një nivel të madh, nëse ne nuk bisedojmë rreth kësaj, ne në fund të kampionatit duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha ai për Radio CRC, raporton Olle.