Mediat italiane i thurrin elozhe karrierës së Liridon Latifit

“Tregimi për Liridon Latifin nis nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ku më 6 shkurt 1994 lindi Liridon Latifi”, kështu e nis rrëfimin për talentin prishtinas të Skënderbeut të Korçës, sajti italian ‘mondofutbol.com’.

Në moshën 11-vjeçare ai nisi të luajë për Flamurtarin e Prishtinës. Në 2012-ën kaloi për herë të parë në ekipin e parë, ku më pas u transferua në ekipin më të famshëm kosovar, Prishtina.

Këtu fitoi tituj kampioni më 2012, 2013 dhe kupën (2013), kontribuoi me asiste, gola për t’u ngritur në nivele të larta.

latifi2

Në janar 2015, mesfushori me tipare sulmuese vendosi të pranojë ofertën e Skënderbeut të Korçës, ku iu deshën 6 muaj për t’u adaptuar.

Ai menjëherë mori edhe ftesën e U-21 të Shqipërisë, ku debutoi ndaj Lihtenshtajnit më 28 mars.

latifi

Të njëjtin vit mori pjesë në kualifikimet për Championsin 2015/2016. Latifi impresionoi me gol ndaj Crusadersit, dhe me paraqitjet ndaj Milsamit e Dinamos së Zagrebit.

“Në dimrin e këtij viti, Club Brugge më kërkoi. Por, bashkë me klubin vendosëm të presim deri në fund të sezonit për të zgjedhur qetësisht destinacionin tim të ardhshëm. Nuk dua të ngutem”, deklaron Latifi për ‘mondofutbol.com’, raporton GazetaOlle.com.

latifi1

Të dielën e kaluar ai fascionoi me lojë në fanellën e Kombëtares U-21, në fitoren 2:1 ndaj moshatarëve të Hungarisë, ku kontribuoi me dy asiste.

Nisej nga e majta dhe përfundonte në qendër të mesfushës, tamam si idhulli i tij, Cristiano Ronaldo.

De Biasi po e vëzhgon, kurse ai po rritet dhe e ardhmja e tij është e sigurt në një klub më të fortë evropian, pse jo edhe tek Borussia Dortmund.

latifi1

Pikërisht në Dormund kishte provuar një aventurë të shkurtër bashkë me dy talentët tjerë kosovarë, Enis Gavazaj e Lorik Aliu, derisa ishin pjesë e Prishtinës. /Olle