Mbyllen me rezultate befasuese katër ndeshjet e Ligës së Parë

Në Ligën e Parë të Kosovës janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të xhiros së 18-të ku nuk kanë munguar befasitë.

Dinamo ka mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat minimal 1:0. Këto tre pikë i kanë mundësuar ekipit nga Ferizaji ta marrë përkohësisht kreun e tabelës.

Ekipi i Ramiz Sadikut ka ndalur në barazim ndaj Prishtinën e Re me rezultat përfundimtar 2:2. Megjithatë, kryeqytetasit janë përsëri në pozitën e parë me 40 pikë.

Duel interesant u zhvillua edhe mes Flamurtarit që e fitoi duelin ndaj Vushtrrisë me epërsi minimale 1:0. Ky rezultat pozitiv i ndihmon kuqezinjëve të largohen nga fundi i tabelës, kurse vushtriasit janë në pozitën e tetë.

Fitore më komode kanë shënuar 2 Korriku ndaj Kikës, ku ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit nga Prishtina me rezultat 4:2.

/Gazeta Olle/

 

 

Ramadani: Nuk kemi kohë as të festojmë sepse duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës

Alimi lufton për të bronztën në Kupën Evropiane