Mbrojtësi i njohur bënë kërkesën në FIFA për të luajtur për Kosovën

Mbrojtësi i rregullt i Kosovës, në ndeshjet miqësore, Loret Sadiku, ka gjasa t’i kthehet sërish Përfaqësueses tonë për ndeshjet e shtatorit.

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, lojtari i Kasimpasas në Turqi, nuk kishte të drejtë loje, pasi FIFA-s ktheu përgjigje negative, me arsyetimin se një lojtar nuk mund të ndërrojë tri Kombëtare.

Ai ka luajtur me grupmoshat e reja të Suedisë, më pas është grumbulluar me Shqipërinë (nuk ka luajtur ndeshje), për të cilën është bërë kërkesa në FIFA për ndërrim kombëtare, dhe më pas është kërkuar nga FFK që ai të luajë për Kosovën.

loreti

Mirëpo, Gazeta Olle mëson se lojtari ka bërë tani një kërkesë në FIFA, pasi duhej pikërisht lojtari t’i drejtohet FIFA-s me shkrim, për të arsyetuar se ai nuk ka luajtur dhe se ai vetë nuk ka bërë kërkesë për të luajtur me Shqipërinë.

Nëse FIFA i kthen përgjigje pozitive, ai që nga ndeshja me Kroacinë, më 2 shtator, mund të vesh sërish fanellën e Kosovës.

loreti

loret sadiku