Majlinda e kalon sfidën e parë dhe të dytën

Kampionia e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Rusi, duke mposhtur izraeliten Roni Schwartz.

Kelmendi në gjysmëfinale kaloi falë tre kartonëve që mori kundërshtarja e saj për pasivitet.

Në gjysmëfinale Kelmendi pret fituesin e duelit Anabele Euranie – Evelyne Tschopp.

Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi (52 kg) tregoi superioritetin e saj ndaj ukrainases, Oleksandra Starkova.

Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës ngadhënjeu për 3 minuta e 24 sekonda. Majlinda synon titullin e Evropës dhe njëkohësisht edhe llogaritet favorite.