Lus Enrique: Lojtarët e mi duken si të çmendur për të fituar

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën, derisa trajnerët e të dyja skuadrave kanë dalë në konferencën për shtyp.

Luis Enrique para pak qasteve ka deklaruar se lojtarët e tij janë të çmendur për ta fituar këtë ndeshje.

“Nëse i shihni fytyrat e tyre, ata duken sikur janë të çmendur për ta fituar këtë ndeshje. Ata e dinë mjaftë mirë që nëse fitojnë, për Real Madridin do të jetë goditja përfundimtare”, ka deklaruar Enrique, përcjellë Olle.

“Iu bëjë thirrje tifozëve të përkujdesen për një atmosferë të nxehtë dhe të vërtetë dhe të na ndihmojnë siç kanë bërë gjithnjë. Shpresoj t’i shoh edhe tifozët në nivelin më të lartë”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Ai ka bërë me dije se përveç Mathieu, lojtarët tjerë janë të gatshëm për loje. “Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit”.

Takimi nis nga ora 20:30. /Olle