Legjenda italiane godet Rrahmanin, e fut në formacionin e dështimeve të sezonit të kaluar

Antonio Cassano godet gjithmonë me mendimet e tij. Ish-sulmuesi barez ka zgjedhur formacionin e më të dobtëve gjatë sezonit të fundit në Serie A, aty ku ka përfshirë edhe Amir Rrahmanin e Napolit.

Në portë Rui Patricio, djathtas zgjedh Di Lorenzon, majtas Alex Sandron. Në qendër Nikola Milenkovic dhe Amir Rrahmani, i cili vjet ishte shumë mirë, por sivjet dobët.

Në mesfushën jam dakord me Locatellin dhe Anguissën, ndërkohë që në sulm dihet: Leao është i sigurt, edhe pse i duket vetja i fortë. Ai është një dështim, sepse kaloi 5 muaj e gjysmë pa shënuar.

Zgjedh edhe Lukakun te formacioni më i keq, pa harruar Immobilen, i cili shënoi nja 7-8 gola dhe humbi vendin e formacionit. Në krahun e djathtë po fus Nico Gonzalez, edhe pse më pëlqen shumë si futbollist”.

Në fund trajneri, më saktë dy trajnerët më të dobët të edicionit të fundit në Serie A. Me Cassanon që nuk ka dyshime: “Allegri dhe Mourinho”.

Poloni – Holandë, formacionet zyrtare

Holanda fiton me vështirësi ndaj Polonisë, e nis me fitore Euro 2024