Trajneri italian Antonio Conte, pas barazimit 2:2 ndaj Swanseas, ka marr një lajm të keq. Kapiteni i skuadrës londineze, John Terry, ka pësuar një lëndim gjatë kësaj ndeshje.
Ky lëndim i pësuar i mbrojtësit anglez pritet ta mbaj atë jashtë fushave për derbin ndaj Liverpoolit, e cila zhvillohet të premten. Por trajneri italian përkundër këtij konfirmim nga mjekët e skuadrës është shprehur optimist për rikthimin e tij në fushë.
“Nuk mendoj se Terry, do të mungoj në ndeshjen e të premtes ndaj Liverpoolit. Ai është një luftëtar i madh”, u shpreh Conte.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se vendin e Terryt, në ndeshjen ndaj Liverpoolit, mund ta zë mbrojtësi brazilian i ardhur gjatë këtij afati kalimtar nga PSG, David Luiz.