Kwasniok: Muslija është lodhur shumë me Kosovën, sigurisht që do të stërvitet lehtë

Trajneri i Paderborn, Lukas Kwasniok, ka thënë se Florent Muslija është kthyer shumë i lodhur pas tri ndeshjeve me Kosovën.

Mesfushori sulmues ka luajtur të tria ndeshjet e Kosovës si titullar, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

“Ai u kthye vonë të mërkurën pasdite, kishte tre ndeshje tij dhe i luajti pothuajse të gjitha, dhe ende mund të shihje lodhjen në fytyrën e tij”, shpjegoi fillimisht Kwasniok.

Prandaj, golashënuesi më i mirë nuk u stërvit të enjten në mëngjes dhe ka gjasa të mungojë në fundjavë.

“Ai sigurisht që do të stërvitet lehtë të premten dhe më pas do të vendos me të. Ne gjithashtu kemi detyrë të kujdesemi për lojtarët, sepse rreziku i lëndimit është rritur ndjeshëm”, deklaroi trajneri.

Muslija pra mund do të luajë të shtunën vetëm nëse është vërtet në formë. /Gazeta Olle/

Rashica u lëndua para ndeshjes me Zvicrën, do të mungojë dy javë

Top 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian në Gjermani