Kush e lëshoi muzikën shqipe pas triumfit të Majlindës në Rusi?

Që nga dita e djeshme opinioni jo vetëm sportiv shqiptar dëshiron ta dij se kush e lëshoi muzikën shqipe në Kazan të Rusisë, ku u mbajt Kampionati Evropian në xhudo.

Gjithçka është e definuar se kush e lëshoi muzikën shqipe. Ishte spikeri i Federatës së Xhudos Evropiane (EJU).

Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se vetë ata të EJU-s, pra spikeri i këtij asociacioni, e kanë bërë përzgjedhjen e muzikës së çdo shtetit që e lëshojnë.

Kjo ndodhi pas triumfit të madh të Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës, shkruan Bota Sot.